Flash

Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit

Lapsi.al 1 October 2026

Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, për faturat e shlyera përtej afatit. 

Të dhënat e publikuara për periudhën janar-qershor tregojnë se kamatëvonesat u arkëtuan mbi rreth 2.21 milionë fatura energjie.

Vlera më e lartë mujore e kamatëvonesave u regjistrua në maj, me 82.9 milionë lekë. Në prill u arkëtuan 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor 75.9 milionë lekë.  

Në mars, kamatëvonesat arritën në 73.6 milionë lekë, në janar në 72.8 milionë lekë, ndërsa niveli më i ulët për periudhën u regjistrua në shkurt, me 62.9 milionë lekë.

Edhe numri i faturave mbi të cilat u arkëtua kamatëvonesë ishte më i lartë në fund të periudhës. Në qershor rezultuan 410,833 fatura të tilla, niveli më i lartë i gjashtëmujorit. Në mars ishin 383,493 fatura, në prill 386,868 dhe në maj 375,727. 

Janari regjistroi 341,330 fatura me kamatëvonesë, ndërsa shkurti kishte numrin më të ulët, me 311,765. 

Në të njëjtën periudhë, numri i konsumatorëve të energjisë elektrike u luhat rreth 1.37-1.38 milionë. Në fund të qershorit, të dhënat raportojnë rreth 1.38 milionë konsumatorë.

Kamatëvonesat aplikohen kur fatura mujore e energjisë nuk paguhet brenda afatit përkatës. konsumatori mund ta paguajë faturën pa kamatë deri në mbyllke të muajit pasardhës, ndërsa pas tejkalimit të tij mbi detyrimin nis aplikimi i kamatëvonesës.

Paralelisht, OSHEE vijon të administrojë edhe detyrimet e prapambetura të konsumatorëve që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite. Për vitin 2026, kompania ka ofruar skema lehtësuese për klientët që shlyejnë detyrimet, përfshirë reduktime të kamatëvonesave sipas kategorisë së konsumatorit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI