Flash

Revoltë në burgun e Pizës, shqiptarët dhe të burgosurit e tjerë përleshen me policinë italiane

Lapsi.al 1 October 2026

Një revoltë shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në burgun Don Bosco në Pisa, pasi disa të burgosur zbuluan pajisje përgjimi në qelitë e tyre. Rreth 40 të burgosur morën kontrollin e një reparti dhe kërkuan të takonin drejtuesit e burgut. Situata u rikthye nën kontroll pas disa orësh negociata dhe ndërhyrjes së policisë. Disa prej personave të dyshuar si organizatorë u transferuan në burgje të tjera në Toskanë.

Revolta nisi rreth orës 19:00, pasi një i burgosur zhvilloi një transmetim live në TikTok nga brenda burgut, duke përdorur një telefon celular në mënyrë të paligjshme. Transmetimi u ndoq nga rreth 15 mijë persona përpara se të ndërpritej. Në video, disa të burgosur folën në italisht dhe shqip. Ata pretenduan se ishin dhunuar nga efektivët dhe kundërshtuan vendosjen e pajisjeve të përgjimit në qeli. Mes shqetësimeve të ngritura ishin edhe mbipopullimi dhe kushtet higjieno-sanitare.Gjatë revoltës pati përplasje me policinë, ndërsa në burg mbërritën edhe ambulanca..

Jashtë burgut u mblodhën dhjetëra familjarë dhe miq të të burgosurve. Pas negociatave, rreth 50 persona u larguan nga zona që kishin marrë nën kontroll, ndërsa një grup prej rreth 30 të burgosurish vijoi protestën duke kërkuar një ndërmjetës. Gjatë natës, revolta përfundoi dhe situata në burg u rikthye nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI