Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Raporti i kredive me probleme, kryesisht për mikrofinancën arrin rekordin e rreth 16%

Lapsi.al 1 October 2026

Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare jo-banka u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti ky raport arriti në 15.7%, nga 14.2% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jo-banka vlerësohet në nivelet më të larta historike.

Ky raport është më shumë se katër herë më e lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në mesin e këtij viti ishte në nivelin 3.7%.

Ky raport u referohet institucioneve që ushtrojnë aktivitet në të gjitha format e kredidhënies, mikrokredisë, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, totali i aktiveve të këtyre institucioneve jobankare u zgjerua me rreth 1.3 miliardë lekë duke u ngjitur në nivelin e 67 miliardë lekëve.

IFJB-të e mbyllën pjesën e parë të vitit me një rezultat financiar pozitiv në vlerën 0.3 miliardë lekë, por ky rezultat ishte dukshëm më i ulët nga rezultati prej 1 miliard lekësh që u shënua në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Struktura e aktiveve të institucioneve financiare të kreditimit dominohet nga aktiviteti i mikrokredisë dhe i qirasë financiare. Rritja e këtij segmenti të tregut në vitet e fundit ka ardhur sidomos nga mikrofinanca konsumatore, që ka shfaqur zgjerim të shpejtë, e mbështetur sidomos nga kreditë e shpejta konsumatore.

Ky model ofronte kredi në vlera mesatarisht të vogla, në kohë të shpejtë dhe pa analiza të mirëfillta rreziku; por, çmimi për kreditë e dhëna shpejt dhe lehtë ishin normat shumë të larta interesi. Deri në vitin 2022, ky model u lejua të zhvillohej pa kufizime, derisa Banka e Shqipërisë vendosi me rregullore një normë tavan interesi për kredinë konsumatore. Rregullorja solli një ulje graduale të normave të interesit për kreditë e vogla.

Megjithatë, ky aktivitet pësoi një shtrëngim të mirëfilltë rregullator gjatë vitit të kaluar, në vijim të çështjes që preku dy institucionet financiare jo-banka, Micro Credit Albania dhe Final.

Çështja në fjalë u bë shkak edhe për një shtrëngim të fortë në kuadrin rregullator të lidhur me mikrofinancën. Masat e reja të Bankës së Shqipërisë hynë në fuqi nga fillimi i vitit 2025.

Banka Qendrore vendosi për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Këto masa duket se kanë ndikuar në ngadalësimin e kredisë së dhënë nga institucionet e mikrofinancës. Ndërkohë, tregu i qirasë financiare (lizingut) vijon të shfaq ritme të qëndrueshme rritjeje, duke ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë.

Produkti është nxitur ndjeshëm nga rritja e turizmit, që ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing. Një aktivitetet tjetër ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Efekti i tërthortë i turizmit është shtrirë edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore (edhe këtu një pjesë e rëndësishme e kërkesës vjen nga turizmi mjekësor), ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI