Flash

Rama reagon pas mbledhjes me ministrat/ Shtohet ankthi për ndryshime në qeveri

Lapsi.al 28 August 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të shkurtër në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të PS. Pa dhënë shumë detaje Rama thotë se është folur për “Besën” që shihet si një përgjigje për protestat që i kërkojnë dorëheqjen.  

“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor” – shkruan Rama. 

Në radhët e socialistëve janë në ankth këto ditë për shkak të shtimit të zërave për ndryshime në qeveri. Ashtu siç e ka bërë traditë Rama i njofton ndryshimet në sekondë të fundit. ©LAPSI.al   

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI