Flash

4.2 milionë euro për Kanye West, Bardhi: Të hënën kallëzim në SPAK ndaj Ramës

Lapsi.al 11 July 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se të hënën do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja për financimin me 4.2 milionë euro të koncertit të Kanye West. Përmes një postimi, Bardhi akuzon Ramën për standard të dyfishtë. Ai rikujton se kur ishte në opozitë, kryeministri i sotëm denonconte si abuzim tre aktivitete publike me vlerë rreth 1 milion euro, të organizuara për 100-vjetorin e Pavarësisë. Sipas Bardhit, 14 vite më vonë, i njëjti kryeministër ka miratuar një fond prej 4.2 milionë eurosh për një koncert privat, pa procedurë ligjore dhe duke përdorur fonde që, sipas tij, duhet të shërbejnë vetëm për fatkeqësi natyrore ose situata të jashtëzakonshme.

Demokrati kërkon që Rama të mbajë përgjegjësi penale për përdorimin e këtyre fondeve, duke e cilësuar vendimin një abuzim me paratë e taksapaguesve.

“Ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI