Flash

Rama në cep të fotos/ Zbulohet çfarë u shërbeu Erdogan liderëve të NATO-s

Lapsi.al 7 July 2026

Ka përfunduar para pak çastesh darka e shtruar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij për udhëheqësit e NATO-s. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama që në foton familjare ishte lënë në një cep të saj ndryshe nga herët e tjera kur është zbatuar rendi alfabetik për renditjen e delegacioneve.

Në qershor 2025, në samitin e Hagës, Rama ishte në rreshtin e parë, për shkak të emrit Albania, siç duket edhe nga foto më poshtë.

Edhe në korrik 2023, kur në krye të shtëpisë së bardhë ishte Joe Biden, sërish Rama ishte në ballë të fotos. 

Mediat raportojnë se pjatat që u shërbyen udhëheqësve të NATO-s në Pallatin Presidencial nga Recep Tayyip Erdogan u përgatitën me përbërës lokalë të Turqisë.

Menuja që iu prezantua udhëheqësve përfshinte mezetë e mëposhtme:

- Pite tradicionale e pjekur në furrë guri, me gjalpë Trebizondi dhe mjaltë të pastër hualli mjalti nga Hizani.

- Perime sezonale të skuqura me vaj ulliri, të shoqëruara me kos të tymosur Denizli.

Mezeja e ngrohtë ishte:

- Manti (makarona tradicionale të përgatitura me dorë me mish të grirë) nga Kayseri, me kos Denizli dhe pastë speci të tymosur nga Aias.

Për pjatën kryesore, kishte dy zgjedhje:

- Fileto levrek me tarama, angjinare Urla Sakız dhe gjethe hardhie Tokat.

- Brinjë viçi të pjekura ngadalë me gjalpë të djegur të Trebizonit, patëllxhan të tymosur dhe pilaf (firik) me grurë të gjelbër të pjekur me kërpudha morel. 

Ëmbëlsira për udhëheqësit ishte: 

- Sütlü Nuriye, një ëmbëlsirë tradicionale e ngjashme me bakllavanë, por me një krem ​​më të lehtë, e servirur me shkumë fëstëku Gaziantep, akullore Kahramanmaraş dhe aromë bergamote. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI