Flash

Pyetja e Zegjine Çaushit për Altin Dumanin "ndez" rrjetin

Lapsi.al 15 October 2025
Pyetja e Zegjine Çaushit për Altin Dumanin "ndez" rrjetin

Ndryshe nga kolegët e tjerë të mazhorancës dhe opozitës, të cilët i parashtruan kreut të SPAK pyetje lidhur me arritjet dhe punën e këtij institucioni, Zegjine Çaushi kërkoi “arsyen” e besimit të qytetarët te Prokuroria e Posaçme.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve, Çaushi teksa evidentoi statistikat sa i përket besimit në rritje të qytetarëve të SPAK, ajo e pyeti Altin Dumanin lidhur me elementët që kanë ndikuar te besimi i qytetarëve dhe çfarë parashikojnë më tej për të forcuar këtë besim.

“Qytetarët tanë kanë një qasje shumë pozitive ndaj strukturës tuaj, ndryshe nga kolegët e opozitës të cilët kanë nga marrin shembull për të mos besuar ndaj drejtësisë. Besimi dhe reflektimi i qytetarëve vihet re ndjeshëm edhe në raport. Pyetja ime pikërisht ndikon tek besimi dhe është e lidhur me besimin publik i cili është shumë i ndjeshëm dhe i ndikuar nga disa faktorë.

Cilët janë elementët që sipas jush kanë ndikuar në rritjen e besimit që qytetarët kanë ndaj strukturës tuaj. Dhe a mendoni se transparenca e SPAK kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë besim të shtuar. Si mendoni që mund të forcohet më tej mes qytetarëve dhe strukturës së SPAK?”, tha Çaushi, ndërkohë që Dumani shkurtimisht iu përgjigj që “puna”.

“Faleminderit edhe për vlerësimet por edhe për pyetjen. Ajo që ndikon patjetër është puna. Pasja e rasteve konkrete të rasteve të suksesshme, vetëm kështu rritet besimi te opinioni publik”, tha Dumani.

Ndërkohë që kjo pyetje e deputetes socialiste ka “ndezur rrjetin”, me komente të shumta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI