Flash

Edi dhe Linda Rama, fluturim me charterin e luksit drejt Turqisë

Ndërsa në Tiranë ka protesta masive kundër korrupsionit dhe pabarazisë, kryeministri u shfaq në Ankara duke zbritur nga një avion privat, ndër më të shtrenjtit në qarkullim

Lapsi.al 7 July 2026

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e gjashtë, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës duke e akuzuar për korrupsion, kapje të shtetit dhe rritje të pabarazisë sociale, kryeministri shqiptar mbërriti këtë të martë në Ankara me një avion privat të kompanisë ndërkombëtare VistaJet, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pamjet e publikuara nga agjencia turke Anadolu e tregojnë Ramën teksa zbret nga avioni privat në aeroportin Esenboğa, ku u prit nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, për të marrë pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s.

Përdorimi i charter-it luksoz vjen në një moment delikat politik, jo vetëm për protestat që kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria, por edhe se Rama ka një histori dëshirash të kushtueshme, që kanë ushqyer debatin publik për vite me radhë. Pak para se të nisej për në Turqi, Rama pranoi publikisht se shteti shqiptar ka financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Ye (Kanye West), duke e cilësuar këtë si një “investim për turizmin”.

Ndër shpenzimet që ka provokuar më shumë polemika është gjithashtu projekti i njohur si “Kopshti Eden” brenda në godinën e kryeministrisë, me një vlerë rreth 4 milionë euro, ndërsa më parë kanë tronditur dëshmitë për konsumin e një shisheje vere me vlerë 33 mijë euro në takimet private të Edi Ramës me Ergys Agasin. 

Avioni me të cilin udhëtoi Rama i përket VistaJet, një prej operatorëve më të mëdhenj në botë të aviacionit privat. Kompania ofron fluturime me avionë charter luksozë për drejtues shtetesh, biznesmenë, korporata dhe klientë me pasuri shumë të lartë, përmes programeve të anëtarësimit ose rezervimeve private. Flota e saj përbëhet kryesisht nga avionë Bombardier Challenger dhe Bombardier Global.

Një fluturim privat nga Tirana në Ankara zgjat rreth 1 orë e 40 minuta deri në 2 orë, ndërsa tarifat bazë të VistaJet variojnë zakonisht nga 11 mijë deri në 15 mijë dollarë për orë fluturimi, në varësi të modelit të avionit. Vetëm kostoja e vlerësuar e fluturimit për itinerarin Tiranë–Ankara llogaritet mes 18.300 dhe 25.000 dollarëve amerikanë për një drejtim, pa përfshirë tarifat aeroportuale, shërbimet në tokë apo kostot shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që mënyra e udhëtimit të kryeministrit bëhet objekt debati. Në vitet e kaluara, Rama udhëtonte në vizitat zyrtare me avionët e Air Albania, në bazë të një marrëveshjeje sekrete me kompaninë. Më pas, Air Albania falimentoi duke i mbetur borxh shtetit shqiptar disa dhjetëra miliona euro taksa të papaguara dhe duke ndërprerë shërbimet për kryeministrin.

Në këtë situatë, udhëtimi me një avion privat luksi nga kryeministri i vendit më të varfër të Evropës tregon se pavarësisht presionit publik, asgjë nuk ka ndryshuar te Edi Rama. Ai duket se e ka të pamundur të ndahet nga privilegjet që i ofron pushteti, edhe kur dhjetëra mijëra protestues po ngrenë zërin për një Shqipëri ku shumë qytetarë përballen me koston e lartë të jetesës, mungesën e barnave në spitale, emigracionin dhe vështirësinë për të përballuar shpenzimet bazë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI