Flash

Rama mburret me mjetet ushtarake “Made in Albania”, rrjeti sheh thjesht një Toyota japoneze

Lapsi.al 1 August 2026

Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin duke prezantuar në rrjetet sociale automjetet ushtarake të TIMAK Defence si “prodhimin e parë Made in Albania” sipas standardeve të NATO-s. Por, ndërsa postimi synonte të nxirrte në pah lindjen e industrisë ushtarake shqiptare, përdoruesve të rrjeteve sociale u ranë menjëherë në sy logot e Toyota dhe MAN, të dukshme në automjetet e ekspozuara.

Komentet nuk vonuan. “Kush i prodhoi automjetet? Rama edhe sot i mashtroi shqiptarët me makinat gjermane MAN dhe fuoristradat japoneze Toyota”, shkruan një komentues.

Një tjetër e mori me sportivitet: “Japonia ka makina t’mira… Edhe Gjermania, sigurisht!”

Por komenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i një përdoruesi që shkroi: “Një Land Cruiser i vjetër familjar, i punuar për off-road s’po shoh tjetër gjë unë, kryeministër. Shiko kanisterat si i kanë lidhur sipër.”

Mes ironive pati edhe nga ata që u përpoqën të sqaronin se bëhet fjalë për automjete të markave ekzistuese, të modifikuara për përdorim ushtarak, dhe jo për mjete të projektuara apo prodhuara nga e para në Shqipëri.

Ndoshta ky ishte edhe shpjegimi që mungonte në postimin e kryeministrit. Sepse mënyra si u paraqitën automjetet krijon të njëjtën përshtypje sikur t’i vendosësh një iPhone-i një kasë me flamurin shqiptar dhe më pas të shpallësh me krenari se Shqipëria më në fund prodhon iPhone “Made in Albania”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI