Flash

Aksident në Elbasan/ Gruaja përplaset nga një automjet pranë universitetit

Lapsi.al 21 July 2026

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në qytetin e Elbasanit, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në momentin që gruaja po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke u goditur nga autoveturë që po qarkullonte në atë segment.

Qytetarët e pranishëm dhe shërbimet e urgjencës së Spitalit Rajonal të Elbasanit mbërritën menjëherë në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e parë të lënduarës, ku më pas u transportua me ambulancë drejt repartit të kirurgjisë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punohet intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI