Flash

"Rama jepe dorëheqjen", nis protesta në bulevard (VIDEO)

Lapsi.al 16 June 2026

Ka nisur këtë mbrëmje protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 17-të të mobilizimit qytetar.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku po shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Atmosfera para Kryeministrisë mbetet e qetë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke përsëritur mesazhet e tyre "Rama në burg, Berisha në burg" apo "Rama jepe dorëheqjen", "Opozitë e shitur..."

Protesta pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe vazhdim të mobilizimit qytetar. 

Duke nisur nga dita e nesërme, për shkak të temperaturave, protesta do të fillojë prej orës 19:00. 

/Lapsi.al/ 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI