Flash

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për makinat elektrike

Lapsi.al 16 June 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim pesë projektligje në mbledhjen e tij të radhës. Gjatë kësaj seance, komisioni ka miratuar dy nisma ligjore dhe ka rrëzuar dy projekte të tjera të propozuara nga deputetët, të cilat synonin ndryshime në Kodin Rrugor.

Nisma për monopatinat elektrike e propozuar nga deputeti Erald Kapri, synonte rregullimin e përdorimit të mjeteve elektrike individuale në rrugët publike. I ftuar në mbledhje, zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, sqaroi se një draft zyrtar për këtë çështje është hedhur tashmë për konsultim publik. Pas diskutimeve, nisma u rrëzua.

Edhe nisma për automjetet elektrike e propozuar nga deputeti Kliti Hoti, parashikonte pajisjen e mjeteve elektrike me targa të veçanta dhe përjashtimin e tyre nga detyrimet financiare për pesë vitet e para. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI