Flash

Protesta te Kryeministria/ Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën

Lapsi.al 2 September 2026

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më parë nga policia gjatë protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson protestën si një akt të 95 ditëve të rezistencës qytetare dhe akuzon qeverinë se po i përgjigjet protestuesve me polici dhe dhunë.

Bardhi thekson se përdorimi i forcës nuk mund të ndalë një protestë dhe as të shuajë kërkesat e qytetarëve. 

Postimi i Plotë:

95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben.  Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.

Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet.  Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimim e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI