Flash

Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, evakuohen disa familje

Lapsi.al 2 September 2026

Prej katër ditësh situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në bashkinë Mat, vijon të jetë kritike. Flakët kanë përfshirë qindra hektarë pyje me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera, duke u përhapur në zonat e Lundres, Trodhenes dhe Madheshit.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po përparon me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur dhe flakët e bëjnë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të flakëve, janë evakuuar disa familje nga Madheshi. Zjarri ka rrezikuar banesa dhe stane me bagëti. Sot forca të shumta janë nisur drejt Madheshit për izolimin të vatrave të zjarrit. 

Në terren ndodhen punonjës të bashkisë Mat, zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të ushtrisë, të cilët prej katër ditësh po përpiqen për izolimin e flakëve. Për shuarjen e zjarrit është përdorur edhe një helikopter, i cili prej tre ditësh punon për shuarjen e flakëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI