Flash

Projekti TID shemb 80 banesa në Durrës, qytetarët revoltohen: Të shfuqizohet vendimi i qeverisë

Lapsi.al 2 September 2026

Një përfaqësi e banorëve që preken nga projekti TID Durrës dorëzuan në bashki një dokument 15 faqësh, të firmosur nga 65 banorë, që i adresohet një sërë institucionesh shtetërore si bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës, Institutit të Trashëgimisë Kulturore, AADF, etj. Duke marrë shkas nga shfuqizimi i VKM-së nr.442, që mban datën 3.6.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës”, grupimi qytetar kundër projektit TID kërkon nga institucionet e përfshira pezullimin e zbatimit të projektit dhe fillimin e procedurave për shfuqizimin e tij.

Shfuqizimi i Zonës së Re për Zhvillim, që përfshinte një pjesë të konsiderueshme të qytetit bregdetar, përfshirë edhe pjesë të zonës historike në qendër të Durrësit, solli si pasojë edhe shfuqizimin e Planit të Detyruar Vendor (PDYV) përkatës, që prishte 20 pasuri të paluajtshme, të cilat përfshihen në projektin TID. Nisur nga rrëzimi i bazës ligjore ku mbështetej PDYV-ja dhe nga fakti që pronat sipër amfiteatrit, me shfuqizimin e VKM-së i kanë shpëtuar shembjes. Grupimi qytetar kërkon shfuqizimin e projektit, që sipas banorëve de juro është rrëzuar.

“Duan të japin përshtypjen se projekti po vijon, por në fakt projekti ka rënë që në momentin që ata diskutojnë për rishikim dhe rishikimi ka ardhur edhe te pronat. Një pjesë e mirë e banorëve tashmë po sigurojnë dokumentet e pronave që ishin lënë me vite të pambyllura. TID-i është një plan i detajuar vendor dhe fakti që ata po e rishikojnë tregon që ai që është ekzistues nuk është më në fuqi. Por ata nuk e pranojnë dhe nuk e vënë në mënyrë shkresore. Ne ia kërkojmë këtë në mënyrë shkresore”, deklaroi arkitektja Koja.T’i vërë gishtin kokës të shfuqizojë vendimin, se e ka në dorë. Ia kërkojmë kryetares së bashkisë, ta shfuqizojë urgjentisht ligjin. S’ke besë tek këto. Vjen natën dhe të shemb. Ne na kanë në këmbë dhe më të dhunshëm. Shtëpinë nuk e lëshon njeri për lulishte. ta harrojnë!”,- tha banorja Rita Kazazi.

Banorët bëjnë të ditur se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë, ndërsa do t’i drejtohen Këshillit Bashkiak me kërkesën për të pezulluar projektin e hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që prish mbi 80 prona të qytetarëve durrsakë në zonën historike të qytetit dhe i shpronëson ato me vlera qesharake.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI