Flash

Breshri dëmton zonat bujqësore të Korçës

Lapsi.al 18 September 2026

Breshëri goditi disa prej zonave bujqësore të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e mbjella me perime. Humbjet për fermerët, vetëm pak javë para nisjes së sezonit të vjeljes, janë të mëdha. Në fshatrat Lumalas, Biranj, Melçan dhe Vashmi, breshëri goditi kryesisht parcelat me speca dhe spinaq. Sipas fermerëve, në disa prej sipërfaqeve dëmet arrijnë deri në 60% të prodhimit. Edhe kultura të tjera bujqësore janë dëmtuar, duke rritur faturën e humbjeve për fermerët e fushës së Korçës.

Prodhimet që kanë mbetur të dëmtuara po shiten me vështirësi dhe në disa raste nën kosto, ndërsa një pjesë e perimeve po kalbet nëpër parcela, pasi nuk po gjen treg. Fermerët e juglindjes po përballen gjithnjë e më shpesh me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe fenomeneve ekstreme të motit, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e tyre. Situata po shton nevojën për masa më të mëdha mbrojtëse dhe për përshtatjen e bujqësisë ndaj kushteve gjithnjë e më të paparashikueshme të motit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI