Flash

Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat

Lapsi.al 3 July 2026

Një operacion i koduar policor është finalizuar me sukses në qytetin e Shkodrës, duke çuar në goditjen e një qendre telefonike, call center, të dyshuar për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm të mashtrimit kompjuterik.

Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në lagjen “Vasil Shanto”, ku autoritetet kanë ndërhyrë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i këtij aksioni, janë vënë në pranga katër persona, të cilët dyshohet se menaxhonin skemën e mashtrimit. 

Të arrestuarit janë shtetasit:

Fabian Popaj
Lisenko Muçaj
Basri Nikshiqi
Nikolin Biba

Përveç arrestimeve të mësipërme, Policia ka proceduar penalisht edhe 61 punonjës të këtij subjekti, të cilët u gjetën në flagrancë gjatë ushtrimit të detyrës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij call center-i, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 152 pajisje elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për realizimin e mashtrimeve, si dhe materiale të tjera me interes për vijimin e hetimeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI