Flash

Plehrat e Durrësit grumbullohen në lagjen 15 para se të dërgohen në Sharrë, banorët ngrihen në protestë

Lapsi.al 20 August 2026

Banorë të lagjes 15 në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme për situatën e krijuar tek ish-Parku i Autobusëve, ku kamionët e mbetjeve urbane vijojnë të depozitojnë ngarkesat e tyre. E përdorur si vendgrumbullim ditor para se mbetjet të transportohen drejt landfillit të Sharrës, kjo hapësirë në Spitallë është kthyer në një vatër ndotjeje për banorët që jetojnë në pallatet përreth.

Sipas banorëve, vendgrumbullimi që u krijua si zgjidhje e përkohshme vijon të funksionojë prej vitesh, ndërsa vendi i posaçëm tranzit i premtuar nga bashkia nuk është ndërtuar ende. Në këtë verë të nxehtë, era e rëndë e mbetjeve depërton deri në banesa, ndërsa ankesat e përsëritura pranë bashkisë, sipas tyre, nuk kanë sjellë ende një zgjidhje.

Sot, banorët bllokuan për rreth një orë lëvizjen e kamionëve, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zhvendosjen e vendgrumbullimit dhe një zgjidhje të përhershme të problemit. Një nga banorët e lagjes, tregon vështirësitë që i shkakton ky vendgrumbullim plehrash gjatë jetës së përditshme.

“Janë mbi 300 familje qe preken. Nuk jemi këtu për arsye politike, për të mos thënë që të gjithë këta që protestojnë këtu janë të gjithë socialistë. Ne kemi dalë për problemin tonë, për fëmijët tanë. Ka mbi 3 vite që nuk hapim dritaret, është e pamundur. Po kërkojmë të hiqen plehrat, të bëhet gjëja më minimale. Drejtorët që punojnë në komunale të vijnë të qëndrojnë vetëm 30 minuta këtu dhe ta kuptojnë se çfarë po ndodh”, shprehet banori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI