Flash

'Shkelje gjatë procedurës parlamentare', zgjedhja e Genta Bungos si komisionere përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 20 August 2026

Pas Avokatit të Popullit, edhe zgjedhja e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Ish-kandidatja Rozeta Ivanova ka kundërshtuar zgjedhjen e Genta Bungos vetëm me votat e socialistëve, duke pretenduar shkelje gjatë procedurës parlamentare. Më 7 maj të këtij viti Genta Bungo mori 83 vota si komisionerja e re për mbrojtjen nga Diskriminimi. Bungo u zgjodh vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtinë e demokratëve!

Por 3 muaj më pas, zgjedhja e saj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një kandidate që synonte postin. Ish-kolegia e Genta Bungos në komisionin e vettingut, Rozeta Ivanova pretendon parregullsi gjatë procedurës së zgjedhjes së Komisioneres dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 7 Maj 2026.

Në fakt sipas Ivanovës ka qenë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik i cili ka kryer shkelje kushtetuese kur nuk e ka dëgjuar atë në një seance të hapur. Por referuar seancës së datës 8 prill të vitit 2026 Komisioni e kishte ftuar Rozeta Ivanovën për ta dëgjuar, por ajo nuk ka marrë pjesë në seancë.

Burime pranë Kuvendit thanë se Ivanova kishte lajmëruar kuvendin për mungesën e saj dhe kishte kërkuar një orë ose ditë tjetër për t'u dëgjuar gjë e cila nuk ka ndodhur, ndaj ajo kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Kuvendit për zgjedhjen e Komisionerit. Padia është dorëzuar ditën e fundit të korrikut, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini. Fillimisht do të jetë në dorën e Kolegjit të Gjykatës përbërë nga 3 anëtare nëse padia e Ivanovës do të pranohet për shqyrtim në themel, e më pas 8 anëtarët do të vendosin në lidhje me themelin e çështjes nëse kalon filtrin e parë. Bungo që më herët ka shërbyer si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kandidoi dhe i zuri vendin e Robert Gajdës mandati i të cilit në krye të KMD kishte mbaruar prej 2 vitesh.

Emërimi i Bungos, shënon rastin e dytë të kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të një emërimi nga parlamenti në intsitucionet e pavarura. Disa javë më herët vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit e kishte kundërshtuar individualisht Adriana Kalaja e cila ishte pjesë e garës, por gjykata Kushtetuese nuk e kishte pranuar ankimin individual, ndërsa aktualisht, zgjedhja e Shabanit, po shqyrtohet në kushtetuese pas padisë që ka depozituar grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI