Flash

Plasin polemikat në fund, VAR akordon penallti në minutën e 96’: Vora e tërbuar, Skënderbeu merr pikën

Vora dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në javën e pestë të “Abissnet Superiore”, pas një përballjeje që u vendos vetëm në minutat e fundit.

Lapsi.al 19 September 2026

Vora dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në javën e pestë të “Abissnet Superiore”, pas një përballjeje që u vendos vetëm në minutat e fundit. Sfida në Vorë përfundoi 1-1, me korçarët që shmangën humbjen falë një penalltie të fituar pas ndërhyrjes së VAR. Ndizen polemikat mbi një vendim që i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Bellait, duke favorizuar kështu një tjetër barazim për bardhekuqtë e Ahmatajt.

Skënderbeu e nisi ndeshjen duke gjetur rrjetën që në minutën e pestë. Bismark e dërgoi topin në portë, por goli nuk u pranua për pozicion të parregullt. Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 33’ dhe këtë herë avantazhi ishte i vlefshëm. Karrica realizoi një gol spektakolar pas një aksioni të përgatitur mirë nga Vora, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Vora pati mundësi të mira për të dyfishuar avantazhin. Vendasit krijuan disa raste, por mungesa e saktësisë në metrat e fundit i la në lojë korçarët. Në minutën e 62’, situata u bë edhe më e komplikuar për Vorën. Kashari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë. Me një lojtar më shumë, Skënderbeu shtoi presionin dhe kërkoi deri në fund golin e barazimit. Ai do të vinte në mënyrën më dramatike të mundshme.

Në minutën e 94’, arbitri Celaj u thirr nga VAR-i për të rishikuar një episod në zonën e Vorës, ku u evidentua një mbajtje e Asllanajt ndaj Lagonidis. Pas konsultimit me pamjet, gjyqtari akordoi penallti për Skënderbeun, vendim që u prit me protesta nga vendasit. Asllanaj u ndëshkua gjithashtu me karton të verdhë. Nga pika e bardhë, Bismark nuk gaboi. Sulmuesi i Skënderbeut e ktheu penalltinë në gol dhe vendosi shifrat 1-1, vetëm pak çaste para fundit të takimit.

Një barazim që lë shije të ndryshme për dy skuadrat. Vora ishte pranë fitores, pavarësisht se luajti për më shumë se gjysmë ore me dhjetë lojtarë, ndërsa Skënderbeu arriti të shmangte humbjen në fund, pas vendimit të VAR-it. Pas javës së pestë, Vora dhe Skënderbeu mbeten pranë njëri-tjetrit në renditje: Vora mban vendin e tetë, ndërsa Skënderbeu renditet i nënti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI