Flash

Jashtë Broja, Maran kthen të “syrgjynosurin” nga Sylvinho: debutues e befasi në 29 zgjedhjet për Nations League   

Një listë e destinuar të krijojë debate, si për vendimet për të lënë jashtë disa lojtarë, ashtu dhe për debutimet, apo rikthimet e bujshme të bëra nga tekniku Rolando Maran.

Lapsi.al 19 September 2026

Një listë e destinuar të krijojë debate, si për vendimet për të lënë jashtë disa lojtarë, ashtu dhe për debutimet, apo rikthimet e bujshme të bëra nga tekniku Rolando Maran. Italiani shpalli listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, me dy debutues, rikthime në skuadër, por edhe lënien jashtë të Armando Brojës, duke qenë se prej 3 vjetësh lojtari është hije e vetvetes.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI