
Gjatë përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe policisë në Rugën e Durrësit është plagosur edhe një gazetar grek. Dyshohet që gazetari të jetë goditur nga një prej gurëve të lëshuar në drejtim të policisë.
Ai është marrë nga shërbimi i urgjencës, dhe është dërguar të Trauma. Sipas burimeve nga spitali, gazetari ka dëmtime në vesh, por është koshient dhe komunikon.