
Pamje të rënda dalin nga përplasja mes protestuesve dhe policisë pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Në videot e siguruar nga Syri dallohen policë që, nga brenda ambienteve të komisariatit, qëllojnë me fishekzjarrë në drejtim të të rinjve protestues dhe jo e kundërta që u pretendua nga policia.
Në këtë mënyrë ngrihet dyshimi nëse zjarri brenda komisariatit është vendosur nga vetë policët që kanë përdorur fishkezjarre apo jo.
Përplasjet vijojnë në Tiranë, ndërsa të rinjtë protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.