Flash

Përgatitet ligji për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri

Lapsi.al 31 May 2026

Shqipëria po përgatitet të vendosë për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për Inteligjencën Artificiale, duke u përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Projektligji i iniciuar nga AKSHI, institucioni i damksour nga krimi, synon të rregullojë mënyrën se si zhvillohen, përdoren dhe hidhen në treg sistemet e IA. Bizneset do të përballen me kërkesa të reja për transparencë, dokumentim dhe kontroll të rreziqeve. 

Sipas draftit, sistemet e Inteligjencës Artificiale do të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut. Për teknologjitë që konsiderohen me rrezik të lartë, kompanitë do të duhet të garantojnë mbikëqyrje njerëzore, cilësi të të dhënave dhe monitorim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.

Përveç detyrimeve të reja, drafti parashikon edhe sanksione financiare të konsiderueshme për shkelësit.

“Kompanitë që përdorin praktika të ndaluara të Inteligjencës Artificiale mund të përballen me gjoba deri në 40 -150 milionë lekë ose deri në 7 për qind të xhiros vjetore, në varësi të rastit. Autoritetet do të kenë kompetenca mbikëqyrëse dhe kontrolluese. Qëllimi është garantimi i përdorimit të sigurt dhe transparent të teknologjisë”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Nëse miratohet, ligji do të krijojë rregullat e para të plota për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, duke vendosur një ekuilibër mes zhvillimit të teknologjisë, mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së ndershme në treg. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI