Flash

'Revanshi'/ Trafik droge, armësh dhe atentati ndaj Durim Bamit, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit

Lapsi.al 31 May 2026

SPAK ka paraqitur pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për 5 të pandehur, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. 

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”. 

Sipas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, të paraqitura në GJKKO, për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. 

Për Edison Muçekun SPAK kërkon 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca, për të cilin 9 vitet burg zbresin në 6 vite. 

Për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, SPAK kërkon 15 vite burg, të cilat me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite. Ndërsa për Deivis Bajramajn kërkohen 12 vite burg, që zbresin në 8 vite. 

Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Hetimet pretendojnë gjithashtu se në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Sipas SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI