Flash

Me gati 1 kg kokainë, arrestohet 51-vjeçari në Fresk

Lapsi.al 31 May 2026

Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap me 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Arrestimi u bë nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Zonat”.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi F. B., 51 vjeç. Ai u lokalizua dhe u ndalua në një lokal në zonën e Freskut, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas veprimeve hetimore.

Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia gjeti dhe sekuestroi 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari do të furnizonte persona të tjerë me këtë sasi droge, me qëllim ndarjen dhe shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë kokainë e dyshuar dhe u arrestua poseduesi i saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI