Flash

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohen përmbajtje për dy turistë turq në Ksamil

Lapsi.al 22 August 2026

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar këtë të shtunë.

Pas sulmit, përmbajtja institucionale është zëvendësuar me një shkrim që lidhet me dy turistë turq dhe një ngjarje të pretenduar në Ksamil. Në tekst thuhet se turistët janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli gjatë qëndrimit të tyre në zonë.

Pretendimet janë publikuar nga autorët e sulmit kibernetik dhe deri tani nuk ka të dhëna të pavarura që i konfirmojnë ato. Nuk dihet ende kush qëndron pas ndërhyrjes dge autoritetet nuk kanë dhënë sqarime për sulmin apo rikthimin e faqes nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI