Flash

Pas protestave debati zhvendoset në Kuvend: Interpelancë për reagimin e policisë

Lapsi.al 15 October 2026

Pas protestave debati zhvendoset në Kuvend: Interpelancë për

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, në një ditë që zhvillohet në sfondin e protestave të dy ditëve të fundit në kryeqytet dhe tensioneve të regjistruara pranë disa institucioneve. Një ditë më parë, tubimet u zhvendosën pranë Kryeministrisë, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, disa ministrive dhe Bankës së Shqipërisë. Te godina e Kryesisë së Kuvendit pati dëmtime në hyrje dhe në disa xhama.

Në këtë klimë, seanca e sotme parashikon katër interpelanca. PD ka thirrur ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për reagimin e policisë gjatë protestave. Në rend dite janë edhe interpelanca me ministrin e Infrastrukturës, Enea Karakaçi, për autostradën Milot–Balldre dhe termocentralet lundruese në Vlorë, si dhe me ministrin e Financave, Petrit Malaj, për masat ndaj rritjes së çmimeve. Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu gjashtë projektligje dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili do të merret me rishikimin e kompetencave të bashkive.

Të këshilluara

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI