Flash

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite katër interpelanca dhe ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale

Lapsi.al 15 October 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite katër

Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancën plenare të radhës, ndërsa studentët priten të zhvillojnë protestën e tyre. Kuvendi parashikon të ketë sot një axhendë të ngjeshur, ku në rend përfshihet edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, që i referohet reagimit të policisë ndaj protestuesve, por kërkesa e dorëzuar mban datën 27 korrik, kur në detyrë ishte ende Besfort Lamallari.

Gjithashtu parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale. Konkretisht me ministrin Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe për termocentralet lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 2’ në Vlorë, si dhe me ministrin Petrit Malaj për masat fiskale për uljen e çmimeve.

 
Gjithashtu përfshihen edhe 6 pr.ligje dhe një pr.vendim për ngritjen e komisionit të posaçëm për "Territorialen" që do të ketë si funksion rishikimin e kompetencave të bashkive, në të cilin PD me gjasë do të refuzojë të marrë pjesë.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 15.10.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.

5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

7. Projektligji "Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025".

8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar".

9. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave""

10. Projektligji "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit". 11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", të ndryshuar".

12. Projektligji "Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale". 13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë".

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI