Flash

PAMJET/ Policia zbarkon te Liqeni i Thatë pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut

Lapsi.al 26 August 2026

Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën e Shpatarakut në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Sipas informacioneve, kontrolli është kryer me urdhër të organeve të drejtësisë, në kuadër të veprimeve hetimore që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Efektivët kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës, ndërsa hetuesit po këqyrin dokumente, pajisje elektronike dhe sende të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin. Pas shoqërimit në banesë, Shpataraku është rikthyer në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Kontrolli i banesës vjen menjëherë pas arrestimit të Shpatarakut, i cili u kap së bashku me Ergys Agasin teksa udhëtonin me një automjet nga Elbasani drejt Durrësit.

Shpataraku, ish-punonjës policie, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI