Flash

Pas 9 vitesh martesë, Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski marrin vendimin e papritur

Lapsi.al 16 September 2026

Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski kanë konfirmuar ndarjen pas nëntë vitesh martesë. Në një deklaratë për People, aktorët thanë se janë ndarë prej kohësh dhe se ky ishte vendimi i duhur për ta dhe familjen e tyre.

“Do ta kemi njëri-tjetrin përgjithmonë — dhe kjo është gjë e mirë”, u shprehën ata.

Çifti u njoh në vitin 2015, gjatë shfaqjes off-Broadway “The Way We Get By”, dhe u martua në fshehtësi në vitin 2017.

Sadoski kishte treguar se ceremonia ishte zhvilluar në një ambient privat, vetëm me praninë e tyre dhe një celebruesi. Ai e kishte përshkruar Seyfried si personin që “do, admiroj dhe respektoj më shumë në botë”.

Gjatë martesës, ata u bënë prindër të dy fëmijëve, vajzës Nina, 9 vjeç, dhe djalit Thomas, 5 vjeç. Seyfried kishte folur më herët për vështirësitë e balancimit të karrierës me rritjen e fëmijëve, ndërsa në një intervistë për Vogue kishte thënë se Sadoski “sakrifikon shumë” për të.

Pavarësisht ndarjes, çifti ka theksuar se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në jetën e njëri-tjetrit dhe të ruajë lidhjen si familje për fëmijët e tyre.

Të këshilluara

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI