Flash

Moment emocionues në Emmy/ Michael J. Fox flet hapur për Parkinsonin

Lapsi.al 15 September 2026

Michael J. Fox u nderua me çmimin Bob Hope Humanitarian Award në ceremoninë e Emmy Awards 2026, për punën e tij të gjatë humanitare dhe kontributin në mbështetjen e kërkimeve për sëmundjen e Parkinsonit.

Çmimi, i dhënë nga Television Academy dhe Bob & Dolores Hope Foundation, vlerëson personalitete të industrisë televizive që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë përmes punës së tyre filantropike.

Fox mori pjesë në ceremoninë e së hënës në mbrëmje së bashku me bashkëshorten e tij, Tracy Pollan. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë në ceremoninë e Emmy-ve pas 13 vitesh.

Aktori u prit me duartrokitje të gjata dhe një ovacion në këmbë kur u ngjit në skenë, ku foli hapur për betejën e tij me Parkinsonin.

Fox u diagnostikua me Parkinson të hershëm në vitin 1991, kur ishte vetëm 29 vjeç, por vendosi ta bënte publike diagnozën vetëm në vitin 1998.

“Fillimisht e mbajta të fshehtë diagnozën e Parkinsonit. Kisha frikë se do të ndikonte në punën time dhe në marrëdhënien time me publikun”, tha ai gjatë fjalimit.

Aktori tregoi se reagimi dhe mbështetja që mori pas publikimit të diagnozës e ndihmuan të vazhdonte karrierën.

“U befasova nga mbështetja që mora. Ishte kaq frymëzuese. Më bëri të ndihesha sikur mund ta vazhdoja këtë dhe se nuk kisha humbur atë që bëja”, u shpreh Fox.

Gjatë fjalimit, ai foli edhe për fondacionin e tij dhe për përpjekjet për gjetjen e një kure për Parkinsonin, duke deklaruar se “jemi pranë” arritjes së saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI