Flash

Pas 23 vitesh, Nicole Kidman zbulon të vërtetën për natën e Oscar-it: “Po dridhesha”

Lapsi.al 10 September 2026

Nicole Kidman ka rrëfyer një detaj të dhimbshëm nga nata kur fitoi Oscar-in, duke zbuluar se pas një prej sukseseve më të mëdha të karrierës së saj fshihej një ndjenjë e thellë vetmie.

Aktorja fitoi statujën e artë në vitin 2003 për interpretimin e Virginia Woolf në filmin The Hours. Por, pavarësisht se sapo kishte arritur majën e karrierës, kur u kthye në shtëpi atë natë, emocionet ishin krejt të tjera.

“Isha jashtëzakonisht e vetmuar. Kisha arritur kulmin e suksesit tim dhe u ktheva në shtëpi dhe isha kaq e vetmuar”, rrëfeu Kidman në podcast-in Therapuss.

Në atë kohë, aktorja ishte divorcuar prej dy vitesh nga Tom Cruise dhe fitorja e Oscar-it e bëri të reflektonte fort për jetën e saj personale.

“I kisha mamin dhe babain me vete, por mendoja: ‘Ku është partneri im? Dikush me të cilin mund ta ndaj këtë?’”, tregoi ajo.

Sipas Kidman, ishte pikërisht ajo natë që e bëri të kuptonte se kishte nevojë të ndryshonte diçka në jetën e saj.

“Ishte një nga momentet më të thella kur mendova: ‘Duhet të ndërtoj një jetë’”, u shpreh ajo.

Ironikisht, ndërsa mbante në duar çmimin më të madh të karrierës së saj, Kidman nuk ndihej aspak e plotësuar.

“Jam shumë mirënjohëse dhe, në të njëjtën kohë, kaq e vetmuar”, tha ajo.

Aktorja pranoi gjithashtu se nuk e shijoi aspak festën pas ceremonisë. Edhe pse të gjithë e bindën të shkonte në festën e Vanity Fair duke i thënë se duhej të shfaqej me Oscar-in në dorë, ajo ndihej e mbingarkuar emocionalisht.

“Hyra, e mbajta Oscar-in me vete, isha plotësisht e mbingarkuar, emocionale, po dridhesha dhe nuk e shijova”, kujtoi Kidman.

“Madje pothuajse kërkoja falje. Ishte marrëzi. Do të doja ta kisha shijuar më shumë”, shtoi ajo.

Rrëfimi i saj vjen vite pasi Kidman kishte folur edhe më parë për kontrastin mes suksesit të jashtëzakonshëm profesional dhe vështirësive që po përjetonte në jetën private.

“Po përballesha me vështirësi në jetën time personale, ndërsa profesionalisht gjithçka po shkonte kaq mirë”, kishte thënë ajo në librin 50 Oscar Nights.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI