Flash

Meghan Markle shfaqet për herë të parë në Britani pas rikthimit

Lapsi.al 9 September 2026

Meghan Markle është parë për herë të parë në Britaninë e Madhe që prej zhvendosjes së saj  me bashkëshortin, Princ Harry. Dukesha e Sussex-it u fotografua duke pirë çaj në Soho Farmhouse, një resort ekskluziv në zonën e Cotswolds.

Sipas Page Six, 45-vjeçarja Meghan Markle u pa të premten në shoqërinë e një gruaje, e cila dukej se ishte një tjetër nënë, në ambientet e Soho Farmhouse, një klub privat i frekuentuar nga personazhe të njohura.

Dalja konsiderohet veçanërisht domethënëse pasi është hera e parë që Markle shfaqet publikisht në Mbretërinë e Bashkuar që prej rikthimit atje me Princ Harry-n.

“Duket se ka filluar të shoqërohet dhe të dalë më shumë”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se “shumë prej nënave shkojnë në Soho Farmhouse për t'u çlodhur dhe për të kaluar kohë në fund të javës”.

Resorti luksoz shtrihet në rreth 100 hektarë dhe ofron një spa, 40 kabina për akomodim, si dhe një pishinë të brendshme dhe të jashtme. Zona është e preferuar edhe nga emra të njohur të showbiz-it, mes tyre David dhe Victoria Beckham, si dhe Paul McCartney.

Shfaqja e Meghan në Cotswolds ka rikthyer gjithashtu spekulimet se çifti mund të jetë duke kërkuar një shtëpi në këtë zonë luksoze të Anglisë.

Sipas raportimeve të mëparshme, Princ Harry e njeh mirë Cotswolds-in, pasi ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në këtë zonë.

“Një mik i Harry-t më tha në fillim të këtij viti se ai do të shkonte për të parë shtëpi dhe se mund të kërkonte në Cotswolds, pranë Highgrove”, deklaroi në gusht komentatori mbretëror Tom Sykes, duke iu referuar rezidencës së Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Sipas tij, kjo është një zonë që Harry e njeh mirë dhe ku ka kujtime të lumtura nga fëmijëria, kur jetonte me të atin dhe vëllain e tij, Princ William.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI