Flash

PAMJET/ Tension në takimin e Ramës në Vlorë, protestuesve u grisin pankartat

Lapsi.al 5 June 2026

“Sheshi i Flamurit” në Vlorë ishte mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit.

Ajo që ra në sy, ishte një moment kur mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë i kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit. Qytetarja ka shpërthyer në lot, duke thënë se “nuk po bënte asgjë”, ndërkohë shtoi se po i mohohet e drejta e fjalës së lirë.

Më herët policia nuk lejoi që protestuesit t'i aftoheshin tubuimit të Ramës në Vlorë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI