Flash

Banorët e Zvërnecit: Pse nuk e ndali SPAK shitjen e pronave tona?

Lapsi.al 5 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka takuar banorët e Zvërnecit për t'iu shpjeguar se tokën e tyre, trashëgimi të të parëve nuk mund ta marrin dot më, sepse dikush tjetër ua ka shitur.Madje edhe sikur gjykata t'u japë të drejtë, Rama ua bëri të qartë se në vend të pronës, secili prej tyre mund të marrë paratë, sipas një marrëveshjeje të negociuar më parë nga Artur Shehu me investitorët sirianë, që ishte 68 euro për metër katrorë.

"Nëse gjykata u jep të drejtë, paratë që janë të ngrira nuk i shkojnë atij që s'i takon, por i jepen, i konfiskohen dhe shteti i thotë pronarit "Toka jote u shit kaq, urdhëro lekët"- u shpjegoi Rama banorëve të Zvërnecit.

Përballë këtij realiteti dhe të mbetur pa një zgjedhje për pronën në fjalë, banorët e Zvërnecit nuk kanë pasur shumë për të thënë. Disa qindra miliona euro tashmë mbeten në varësi të hetimeve të SPAK dhe vendimeve të gjykatave.

Por njëri prej tyre, në bisedë me Edi Ramën ngriti pikëpyetje se përse prokurorët specialë i nisën tani hetimet për vjedhjen e pronave, ndërkohë që vetë banorët kishin bërë kallëzime rreth një vit më parë.

"Kam bërë që vjet kallëzim penal në SPAK për këto hajdutët dhe prap, SPAK dje u kujtua" tha një prej banorëve.

Ndërkohë një tjetër banor i Zvërnecit, vuri në dyshim edhe veprimet e investitorëve sirianë, se si erdhën dhe paguan qindra miliona euro për një pronë që ishte ende nën procese gjyqësore.

"Unë kur blej një shtëpi, shkoj e shikoj nëse janë paguar dritat. Tani ai si e bleu? Tani të paguajë!" u shpreh një prej banorëve.

Në takim foli më shumë Edi Rama se sa vetë banorët e Zvërnecit. Kryeministri shoqërohej nga kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI