Flash

Rama në Zvërnec, protestuesit dyndin sheshin në ditën e gjashtë në Tiranë

Lapsi.al 5 June 2026

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku po bisedon me banorët e zonës lidhur me projektin që është planifikuar të ndërtohet aty, në Tiranë ka nisur protesta e gjashtë kundër këtij investimi. 

Mijëra qytetarë janë mblidhur në sheshin “Skënderbej”, e më pas po vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku dhe pozicionohen çdo ditë për disa orë.

As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e qeverisë dhe Ramës.

Screenshot 2026-06-05 183024

“Edi Rama dorëhiqu”, brohorasin ata njëzëri, ndërsa nuk kanë munguar edhe pankartat pikante si: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Toka është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”, “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”, “Shoqëria është e jona”.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj kuq e zi, flamuj me mbishkrimin autoktonë, si edhe kanë ndezur flakadanë.

Capture-29-766x450

 

protesta ne tirane zberneci

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI