Flash

PAMJET/ Protestuesit kapin Bledi Çuçin në kafe, bashkëshortja e tij Delina Fico humb durimin

Lapsi.al 24 September 2026

Deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka qenë "viktima" e radhës e protestuesve në Tiranë, të cilët i kanë shkuar në kafe me thirrjet:  “Burg!”, “Burg!”, “O hajdut”. 

Ish-ministri i brendshëm ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer vetëm me fraza: “Ik se latë nam”. 

Ajo që ka reaguar ashpër ka qenë bashkëshortja e tij, Delina Fico që është shfaqur shumë e shqetësuar nga thirrjet. Ajo ka tentuar të qëllojë me lugë dhe shishe uji në drejtim të protestuesve.

Ka qenë deputeti socialist që ka tentuar të qetësonte bashkëshorten e tij. Më herët, në të njëjtën situatë janë gjendur edhe Belinda Balluku, Taulant Balla apo dhe Zegjine Çaushi. ©LAPSI.al  

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI