Flash

Berisha nxjerr VIDEON/ Pjerin Ndreu u përplas me shqiptarët e takimit të Ramës në Michigan

Lapsi.al 21 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pamje se, si shqiptarët në Amerikë janë ndaluar që të marrin pjesë në takimin e Edi Ramës në Michigan.

“Këtij i thonë kontroll policesk! Rama i frikësuar i kishte besuar hyrjen në sallen e takimit ne Michigan mafiozit Pjerin Ndreu!”, - shkruan Berisha në postimin e tij.

Në pamje duket se, si Pjerin Ndreu duke u rikthyer në profesionin e vjetër të policit, bllokon disa persona të futen në sallë, duke u thënë se, “ishte një aktivitet i Partisë Socialiste dhe jo takim me diasporën shqiptare”.

Ndreu shkon dhe më tutje duke kërcënuar qytetarët shqiptarë, se do të shihen edhe në vende të tjera. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI