Flash

Pamjet e rënda/ Vranë nënën e 5 fëmijëve, dy vajzat qeshin gjatë arrestimit  

Lapsi.al 30 June 2026

Vrasja e një nëne me 5 fëmijë nga dy motra të reja në Teksas ka tronditur opinionin në SHBA, për më tepër që ato nuk kanë pasur një motiv të qartë për krimin.

Edhe më tronditës ishte fakti se kur policia arrestoi 19-vjeçaren Amaya Cookie Diaz dhe 21-vjeçaren Kitty Mia Diaz në qytetin Del Rio, pranë kufirit me Meksikën, njëra po buzëqeshte dhe tjetra po jepte shfaqje para kamerave.

Videoja tregon 19-vjeçaren duke buzëqeshur ndërsa është e prangosur për vrasjen e 32-vjeçares Caroline "Caro" Peña, ndërsa pak më vonë 21-vjeçarja qeshte dhe bërtiste "ndaloni duke më shkruar".

Për vrasjen që ndodhi të enjten e kaluar, është arrestuar edhe 21-vjeçarja Kiandra Renee Faz, e cila është shoqe e dy vajzave.

Një mik i viktimës tha si 32-vjeçarja luftoi për jetën e saj gjatë pritës së ngritur nga dy motrat dhe shoqja e tyre, të cilat po mbahen me një garanci prej 15 milionë dollarësh.

Dëshmitarët okularë thanë se para sulmit fatal ndaj nënës 32-vjeçare me 5 fëmijët e saj të moshës 3 deri në 17 vjeç, dy prej të cilëve janë me aftësi të kufizuara, nuk kishte pasur asnjë përballje me 3 gratë, autore të krimit.

Një nga tre gratë e reja të arrestuara është gjithashtu nëna e një fëmije të vogël. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI