Flash

Marrëveshja me SHBA-në, Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet

Lapsi.al 29 June 2026

Irani ka deklaruar se tërheqja e plotë e forcave izraelite nga Libani duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Shtetet e Bashkuara për stabilizimin e rajonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se largimi i trupave izraelite nga të gjitha zonat e pushtuara në Liban është një kusht i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e plotë të pikës së parë të memorandumit të mirëkuptimit, që parashikon ndalimin e luftës dhe të operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Libanit.

Edhe kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, theksoi se objektivi i Teheranit është t’i japë fund luftës në Liban, të mundësojë kthimin e të zhvendosurve dhe të sigurojë tërheqjen e forcave izraelite nga territori libanez. Nga ana tjetër, Izraeli ka refuzuar vazhdimisht të tërheqë trupat nga Libani jugor, duke argumentuar se prania e Hezbollahut përbën ende një kërcënim për komunitetet në veri të vendit.

Të premten, Izraeli dhe Libani ranë dakord për një proces gradual, sipas të cilit ushtria libaneze do të marrë kontrollin e zonave në jug të Libanit. Megjithatë, deri tani ushtria libaneze nuk ka arritur të çarmatosë Hezbollahun ose të largojë luftëtarët e tij nga rajoni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI