Flash

Babë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat pas 4 ditësh në Venezuelë

Lapsi.al 28 June 2026

Një burrë dhe djali i tij adoleshent u nxorën të gjallë nga rrënojat sot, gati 4 ditë pasi një tërmet i dyfishtë tronditi Venezuelën. Lajmi u raportua nga gazetarët e AFP-së në Carabalenda, një qytet bregdetar në veri të Karakasit që është rrafshuar nga katastrofa.

Ekipet amerikane dhe franceze të shpëtimit nxorën të riun dhe babanë e tij nga një mal me rrënoja. Dy të mbijetuarit u mbajtën nga ekipet e shpëtimit teksa ishin të rrethuar nga dhjetëra njerëz.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e dyfishta në Venezuelë arriti në 1 450 këtë të diel. 774 ndërtesa janë të dëmtuara, 189 prej të cilave janë shembur plotësisht. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i të zhdukurve vlerësohet në rreth 50 000. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI