Flash

Shpërthim në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas Vadym Ermolaev me familjen

Lapsi.al 30 June 2026

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, pranë kufirit me Francën. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat. Bilanci paraprak është tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Mes të plagosurve ndodhet oligarku ukrainas Vadym Ermolaev, bashkëshortja e tij dhe djali 13-vjeçar. Dy të rriturit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime serioze, por nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë rezidenciale të Monakos. Sipas hetimeve paraprake, kamerat e sigurisë kanë filmuar një person që la një çantë shpine pranë ndërtesës dhe u largua në këmbë. Pak minuta më vonë ndodhi shpërthimi. Hetuesit po verifikojnë nëse objektivi i sulmit ishte familja e Ermolaevit apo persona të tjerë që ndodheshin në ndërtesë. Policia dhe ekspertët kanë nisur hetimet. Kontrollet janë forcuar në pikat kufitare mes Monakos dhe Francës për të identifikuar autorin e dyshuar. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI