Flash

Pamje me dron/ Det protestuesish në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Lapsi.al 19 June 2026

News24 ka publikuar pamje me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë vijuar me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar mobilizimin e tyre edhe në ditën e 20-të të protestave.

Edhe pse kanë kaluar disa javë nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja mbetet e lartë dhe se qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Protestat nuk kanë humbur intensitetin dhe përkundrazi po shndërrohen në një lëvizje të qëndrueshme qytetare, e cila synon ndryshime politike në vend.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. /BW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI