Flash

Palombarët dhe efektivë të policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit

Lapsi.al 16 June 2026

Në Liqenin e Ulzës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të një 37-vjeçari, i cili dyshohet se u mbyt një ditë më parë. Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçari nga Laçi ishte duke lëvizur me një motor uji në liqen. Ai dyshohet se ra në ujë dhe humbi kontaktet.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarët e tij, banorë të zonës, forcat e Policisë së Shtetit dhe polumbarët. Deri tani, trupi i të riut nuk është gjetur. Kërkimet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI