Flash

“EuroNews”: Shqipëria i premtoi BE se projekti i Kushner nuk do cenojë mjedisin   

Shqipëria ka premtuar se një projekt prej 1.4 miliardë eurosh i lidhur me dhëndrin e Donald Trump do të përmbushë standardet mjedisore të BE-së, tha të hënën komisionerja e Zgjerimit Marta Kos.

Lapsi.al 15 June 2026

Nga EuroNews/ Qeveria shqiptare e ka siguruar Komisionin Evropian se një projekt kontrovers i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, do të jetë në përputhje me ligjin mjedisor, tha Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos.

"Kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane mjedisore", - tha Kos në një konferencë për shtyp.

Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesore për anëtarësim në BE, e konsideruar gjerësisht si vendi i dytë më i përparuar nga vendet kandidate aktuale, pas Malit të Zi.

Megjithatë, për të përfunduar anëtarësimin, Tirana duhet të përputhet me kuadrin ligjor të BE-së, duke përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Projekti i turizmit luksoz, me vlerë mbi 1.4 miliardë euro, ka shkaktuar protesta masive në vendin e Ballkanit Perëndimor javët e fundit. Planet do të kenë ndikim në një zonë të mbrojtur ekologjikisht në bregdetin e Adriatikut.

Javën e kaluar, pasi qeveria e BE-së shprehu shqetësime në lidhje me projektin, zëdhënësi i zgjerimit të Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, paralajmëroi se autoritetet shqiptare duhet të “veprojnë pa vonesë” për të shmangur rrezikimin e përpjekjes së vendit për anëtarësim në BE.

Këto komente shkaktuan acarim nga Tirana, pasi dukeshin sikur sugjeronin që Komisioni kishte nxjerrë tashmë përfundimet e tij, ndërsa vlerësimi mjedisor i Shqipërisë është ende në proces.

Kos përdori një ton më pajtues, duke mirëpritur të drejtën për të protestuar si një liri themelore për BE-në dhe të gjithë anëtarët aspirantë.

"Fakti që kjo po ndodh teksa Shqipëria po kalon nëpër procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm. Ky proces është ligjërisht dhe politikisht i detyrueshëm dhe i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Pra, kjo ofron garancinë më të fortë se natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet evropiane", - tha ajo.

Në kontrollin vjetor të progresit të vendeve kandidate drejt anëtarësimit në BE vitin e kaluar, Komisioni ngriti shqetësime në lidhje me një ndryshim të bërë në ligj në shkurt të 2025-ës, i cili përfshinte përjashtime të veçanta për çdo investim me vlerë 50 milionë euro ose më shumë.

Kjo do të përfshinte projektin e investimit të udhëhequr nga Affinity Partners i mbështetur nga Kushner, të cilit i është dhënë akses i veçantë nga autoritetet shqiptare.

“Lidhur me investimet e huaja, këto janë të rëndësishme për çdo vend kandidat, por edhe për shtetet anëtare”, shtoi Kos. “Ajo që ka rëndësi për ne nuk është aq shumë se nga vijnë ato, por nëse po ndodhin në përputhje me legjislacionin e BE-së.” ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI