Flash

Nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, ndërron jetë në Trauma 19-vjeçari i aksidentit në Fier

Lapsi.al 1 September 2026

19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit, ka ndërruar jetë.

Shyti, i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, humbi kontrollin rreth orës 16:50, në afërsi të mbikalimit të Spitalit Memorial, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

19-vjeçari u transportua fillimisht drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI