
Ministria e Jashtme ka reaguar duke shprehur keqardhje për mungesën e Himnit Kombëtar në një aktivitet në Pustec. Përmes një reagimi, MEPJ thekson se, ndonëse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte eventit një dimension të veçantë publik.Sipas ministrisë, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e protokollit dhe të mirësjelljes institucionale.
“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe mbi të gjitha e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme”, thuhet nder te tjera ne reagimin e Ministrise se Jashtme.