Flash

Kosovë/ PDK për të shtatën ditë bllokon hyrjen para Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Lapsi.al 21 August 2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Në aksionin e sotëm janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, ndërsa pjesëmarrës janë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar kthimin e procesit në Kuvend si të domosdoshëm për funksionalizimin e institucioneve. Asamblistja e PDK-së nga Lipjani, Yllëza Bedrolli, u bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të rikthehen në Kuvend dhe të nisin procesin e formimit të institucioneve.

“E ftoj deputetin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje që me ardhur dhe me i hap dyert të Kuvendit edhe prej sot me filluar me i formuar institucionet, mos me i bllokuar këto edhe kryesisht mos me shkelë Kushtetutën, sepse Kushtetuta duhet të jetë mbi çdo interes politik”, deklaroi Bedrolli. Ndërkohë, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se aksioni synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe politik lidhur me atë që ai i konsideron shkelje kushtetuese në vend. PDK-ja dhe Aleanca kanë paralajmëruar vijimin e aksionit deri në rifillimin e seancës konstituive dhe zhbllokimin e procesit institucional.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI