Flash

Pas protestave masive, Aleksandar Vuçiç njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme

Lapsi.al 21 August 2026

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 18 ose 25 tetor. Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror RTS, Vuçiç tha se një nga këto dy data do të jetë dita e zgjedhjeve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim. Presidenti theksoi se zgjedhjet demokratike janë me rëndësi kyçe për SNS-në dhe sipas tij ata nuk e kanë problem se cilës parti do t'i besojnë njerëzit.

"Më lejoni të bëj llogaritjet për ju, për të qenë plotësisht i sinqertë, pra - zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen, siç qëndrojnë gjërat, ose më 18 tetor ose më 25 tetor, dhe ne do ta dimë në cilën ditë. Pra, tani keni një datë konkrete. Sa i përket listës së cilës do t'i përkas, ne do të luftojmë vetëm me një fjali - do të luftojmë për të fituar shumicën e votave. Ne e dimë se nuk do të kemi shumicë nëse nuk kemi 126 vende, dhe mendoj se gjërat janë mjaft të qarta atje. Varet nga populli të bëjë një zgjedhje", tha presidenti serb. 

Zgjedhjet parlamentare, sipas afatit normal, do të duhej të zhvilloheshin në vitin 2027. Protestat e udhëhequra kryesisht nga studentët kanë vijuar prej muajsh, me kërkesa që lidhen me përgjegjësinë institucionale, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Lëvizja studentore u forcua pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

A do të rikthehet Vuçiç si kryeministër?

Njoftimi për zgjedhjet vjen në një moment kur e ardhmja politike e Aleksandar Vuçiç mbetet një nga çështjet kryesore në Serbi. Më 27 qershor, presidenti serb deklaroi se do të largohej nga posti dhe se vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, ai nuk ka përcaktuar ende se kur do të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë, prej javësh qarkullojnë spekulime se Vuçiç mund të rikthehet në postin e kryeministrit, nëse Partia Përparimtare Serbe (SNS) fiton zgjedhjet parlamentare. Vuçiç e ka mbajtur këtë post nga viti 2014 deri në vitin 2017, përpara se të zgjidhej president.

Protestat kanë tronditur pushtetin

Kriza politike në Serbi shpërtheu pas tragjedisë në Novi Sad, e cila u shndërrua në një lëvizje të gjerë studentore kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes së Vuçiqit. Presioni i protestuesve ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka shtyrë autoritetet drejt diskutimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Tashmë, me dy datat e vendosura në tryezë, beteja politike pritet të hyjë në një fazë të re. Nëse zgjedhjet zhvillohen më 18 ose 25 tetor, ato do të përbëjnë një test të rëndësishëm për SNS-në dhe për lëvizjen studentore që ka sfiduar prej muajsh pushtetin e Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI